Lajme
Për armët në veri asnjë zë, Serbia i përvishet një propagande të egër kundër Kosovës për një rast mbrëmë në Leposaviq
Demokracia
13:32 | 16 Qershor 2024

Share:

S’ka thuajse javë që kalon që nuk gjurmohen nga Policia e Kosovës sasi të mëdha armatimesh prej më vdekjeprurëseve në veriun e banuar me shumicë serbe – që besohen të jenë mbetje të sulmuesve të Banjskës – ndërsa asnjë zë nga qeveria serbe të cilët edhe s’janë distancuar nga sulmi paraushtarak i udhëhequr nga Millan Radojçiq në Banjskë të Zveçanit.

Por, për gjithçka tjetër që ngjan në veri të Kosovës, Serbia s’përton t’i përvishet propagandës në përmasa prej më intenziveve dhe me një maçineri të tërë manipulimi të informacioneve: tablodiet e panumërta që kontrollohet direkt ose indirekt nga regjimi i tyre.

Një kontroll rutinor policor në dy shkolla në Leposaviq u mjaftoi për t’i dhënë tone ‘apokaliptike’ e ku i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, u angazhua me të madhe.

Pas kësaj, një incident me disa të rinj afër një kafiterie orët e vona në Leposaviq u shndërrua në material demonizues ndaj pranisë policore në veri; për gjoja “drejtim të armëve të gjata ndaj të rinjve serbë”, transmeton nacionale.

Policia e Kosovës dje lëshoi komunikatë për media për t’u sqaruar në lidhje me përdredhjet e skajshme që u bënë në lidhje me rastin në mediat serbe.

U sqarua se policia kosovare “ka reaguar në një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike te një kafiteri, ku ndaj dy personave ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit publik”.

Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimet tendencioze dhe të pavërteta të publikuara në disa mediume kryesisht serbe, të cilat i referohen zyrës serbe për Kosovë të cilët paraqesin situatë jo reale se kinse Policia e Kosovës nuk i ka trajtuar dhe nuk janë sjellë si duhet ndaj disa të rinjve/fëmijëve serb në komunën e Leposaviçit”, shkroi policia.

Policia e Kosovës, njësitë policore të rendit, reagimit të shpejtë në DRP Mitrovicë Veri, gjatë realizimit të detyrave të rregullta policore, kanë reaguar në një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike te një kafiteri, ku ndaj dy personave ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit publik”.

Media “Kosovo Online” që financohet nga qeveria serbe e mbajti aktive si temë duke cituar gjoja informacione të dëshmitarve të ngjarjes; si dhe pretendime për përdorim të forcës dhe gazit lotësjellës ndaj dy të rinjve në fjalë.

Njëri nga të ndaluarit i ka thënë këtij mediumi – për çka policia kosovare e quajti prishje të rendit publik – se kanë qenë duke kënduar këngë “për Kosovën”.

Zëvendës Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, e ka mohuar pë “KoSSeV” të ketë pasur përdorim të gazit lotësjellës, përveç se ka thënë se ka pasur defekt teknik në njërën prej tyre dhe është lëshuar vetiu.

Dhuna e paprovokuar e forcave speciale kundër të rinjve serbë është simptomë e frikshme e pasionit ideologjik dhe natyrës shoviniste të regjimit të Prishtinës”, shpërtheu mbrëmë në një seri cicërimash në “X”, Petar Petkoviq.

Të ngjashme