Lajme
“Për 3 vjet në Qeveri, 8 herë e shkelën Kushtetutën” | Kurti: Kush e shkelë Kushtetutën është superkriminel
Demokracia
20:17 | 26 Qershor 2024

Share:

Në më shumë se tri vjet qeverisje në mandatin katër vjeçar, qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, e ka shkelur tetë herë Kushtetutën e Kosovës.

Gjatë kohës sa ishte në opozitë, kryeministri Albin Kurti, ishte mjaft i zëshëm në sulmet dhe denigrimin e atyre personave që Gjykata Kushtetuese vendoste kundër vendimeve të tyre.

Por, vetë në pushtet, shkeljen e Kushtetutës e ka bërë normë qeverisëse, derisa, deri më tani, përkundër shkeljeve të shumta kushtetuese, nuk ka asnjë dorëheqje, pra askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Por, le të kthehemi pas në kohën sa Kurti ishte në opozitë.

Ishte viti 2015 kur Kurti po e kundërshtonte ashpër Qeverinë Mustafa, në një video Kurti dëgjohej duke iu referuar Mustafës me një gjuhë ofenduese e tejet të rëndë.

Kurti thoshte se kush e shkel Kushtetutën e Kosovës është “super-kriminel”.

“Ai që e shkel Kushtetutën është super kriminel, (vazhdon) nuk ka kriminel sot më të madh nëpër burgje se Mustafa, që e ka shkel Kushtetutën e po tërhiqet. E ka kap njëfarë lakime e jashtëzakonshme në pleqëri kjo është taksirat i madh”, dëgjohet duke thënë Kurti.

3 vjet qeveri, 8 shkelje kushtetuese

Të ngjashme