Intervista
Për 24 vite, vetëm 71 persona të dënuar për krimet serbe në Kosovë
Demokracia
08:24 | 28 Mars 2023

Share:

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se 71 persona janë dënuar deri tani për krime serbe në Kosovë.

“24 vjet kanë kaluar dhe shumica e familjeve të viktimave nuk kanë parë drejtësi. Rezulton se jo më shumë se 71 persona janë dënuar për krimet e kryera serbe në Kosovë”, ka thënë Blakaj në Klan Kosova.

Blakaj shtoi se vetëm në muajin prill të vitit 1999, rreth 3500 shqiptarë janë vrarë nga forcat serbe.

Ai tha se në gjykimeve të kryera në Kosovë shumica e të dënuarve kanë qenë shqiptarë.

“Në Kosovë kompetencat për procesimin e lëndëve për krime lufte i ka pasur UNMIKU, pastaj prej 2008-ës EULEX-i, nga viti 2018 i kanë pasur prokurorët vendorë”, ka shtuar ai.

Blakaj u shpreh se Marrëveshja e Ohrit është një mundësi për drejtësi për krimet e luftës në Kosovë.

Të ngjashme