Lajme
Për 24 orë, vaksinohen vetëm 5 mijë e 271 qytetarë
Demokracia
15:14 | 08 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 243 mijë e 428 persona kundër COVID-19, ndërsa vetën gjatë 24-orëve janë vaksinuar 5 mijë e 271 qytetarë.

Sipas njoftimit të MSH-së deri më sot 60 mijë e 759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, përcjell Demokracia.com.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës. Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Kujtojmë se vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar në fund të muajit mars, ndërsa vaksinimi masiv më 15 qershor. MSH ka njoftuar po ashtu se tani mund të vaksinohen edhe kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç./Demokracia.com/

Të ngjashme