Lajme
Për 24 orë vaksinohen 18 mijë e 960 qytetarë
Demokracia
15:09 | 17 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë dhënë 18 mijë e 960 doza të vaksinës kundër COVID-19

Në njoftimin e MSH-së thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 129 mijë e 250 doza të vaksinës, shkruan Demokracia.com

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës. Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 12 mijë e 464./Demokracia.com./

Të ngjashme