Lajme
Për 22 vjet në Kosovë u hoqën 92 mijë mjete shpërthyese
Demokracia
11:07 | 05 Prill 2021

Share:

Kompania e Deminimit  e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka njoftuar se që nga viti 1999 e deri më 04 Prill, në Kosovë, janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese.

Sipas njoftimit të Kompanisë së Deminimit  në Kosovë nga vitit 1999 janë pastruar mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara, përcjell Demokracia.com.

“Që nga viti 1999 e deri më sot 04 Prill 2021 në Kosovë janë pastruar: Mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara, janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese, 23 mijë e 700 mina antipersonale, 6 mijë e 120 mina antitank, 22 mijë e 500 bomba kasetore, 40 mijë mjete tjera konvencionale dhe të gjitha këto pa asnjë aksident, falë punës disiplinës dhe profesionalizimit të secilit deminer”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 4 Prill është Dita Ndërkombëtare për vetëdijesimin ndaj rrezikut nga minat.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

4 Prilli ,,Dita Ndërkombëtare për vetëdijesimin ndaj rrezikut nga minat’’

Kompania e Deminimit  e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës të gjithë kolegëve  deminerë, organizatave  civile të deminimit në Kosovë: HALO Trust, NPA , po ashtu ekipeve të    EOD-së të  KFOR-it, i falënderon për punën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Duke ju uruar  4 Prillin  ,,Ditën Ndërkombëtare të  Vetëdijesimit ndaj rrezikut nga minat”

Falënderim i veçantë çdokujt që ka ndihmuar Kosovën në këtë rrugëtim, me punën e secilit që nga viti 1999 e deri më sot 04 Prill 2021 në Kosovë janë pastruar: Mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara, janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese, 23,700 mina antipersonale, 6120 mina antitank, 22,500 bomba kasetore, 40,000 mjete tjera konvencionale dhe të gjitha këto pa asnjë aksident , falë punës disiplinës dhe profesionalizimit të secilit deminer./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/ZyraeInformimitShPFSK/posts/282947289950632

Të ngjashme