OpEd
Për 21 janarin, s’duhet pritur vetëm nga magjistratët! Drejtësia është sidomos frymë qeverisëse
Demokracia
10:00 | 22 Janar 2024

Share:

21 Janari i vitit 2011 mbetet një njollë turpi në historinë e Shqipërisë. Përveçse tragjik për fatin e katër protestuesve, 21 Janari i vitit 2011, nxorri nga skutat e ndërgjegjjes njerëzore instikte primitive, ku politikanë, propagandistë e televizione kombëtare u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror, duke relativizuar jetët njerëzore të humbura, e duke tentuar përmbysjen e hierarkisë së vlerave që janë indi lidhës i çdo shoqërie.

Drejtësia e munguar peshon jo vetëm mbi familjarët e protestuesve të vrarë, por edhe mbi ndërgjegjjen tonë si shoqëri. Në mënyrë që e drejta të kërkohet edhe kundër vetë shtetit, nuk mjaftojnë veç magjistratë me integritet, në gjendje për të dhënë drejtësinë e munguar. Duhet që secili të bëjë atë që ka për detyrë të bëjë, për të kontribuar në një qeverisje më të ndershme e më të drejtë. Sepse drejtësia para së gjithash është frymë qeverisje.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj 🙏🕯️🌹 #TëPaharruar #Drejtësi #21Janar2011

Të ngjashme