Lajme
Për 10 muaj mbi 2 mijë e 300 raste të dhunës në Kosovë
Demokracia
21:18 | 25 Nëntor 2022

Share:

Objekti i Qeverisë së Kosovës ka marrë ngjyrë portokalli.

Kështu po shënohet dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave.

Por, vepra penale e dhunës është mjaft e theksuar në Kosovë.

Vetëm në dhjetë muajt e parë të vitit 2022, u regjistruan mbi 2 mijë e 300 raste të dhunës në familje.

Madje, sipas të dhënave të ministrisë të drejtësisë, vetëm dy për qind e rasteve të dhunës, ku kryesisht viktima janë gratë po raportohen.

Shpesh, rastet e dhunës përfundojnë me vrasje.

Por çka është duke bërë ministria për trajtimin e kësaj vepre penale ka treguar për T7, Berita Abazi nga Ministria e Drejtësisë.

Në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës mbi bazë gjinore”, edhe kryeministri Albin Kurti doli me një thirrje për gratë.

Paraprakisht ai tregoi se një në tri gra janë viktimë e llojeve të ndryshme të dhunës në Kosovë.

Veç në Kosovë, shumë qytetarë këtë vepër penale po e kryejnë edhe jashtë vendit.

Sipas të dhënave, ndër imigrantët që kanë pësuar dhunë në partneritet më së shpeshti janë shtetaset nga Kosova, me 997 raste.

Të ngjashme