Sport
Pepe jep shembull se si luhet për Kombëtaren, luajti me një krah të thyer kundër Marokut
Demokracia
14:32 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Futbollisti i Kombëtares portugeze, Pepe, ka pësuar një frakturë në parakrah gjatë ndeshjes kundër Marokut në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, njoftoi sot Federata Portugeze e Futbollit (FPF), transmeton Demokracia.com.

Pepe u lëndua në duelin me Marokun (0:1), por luajti të gjithë ndeshjen.

“Pepe pësoi një frakturë të parakrahut të majtë gjatë ndeshjes së së shtunës kundër Marokut. Pas ndeshjes, ai iu nënshtrua një ekzaminimi në një spital në Doha, i cili konfirmoi dyshimin për një fracture”, sipas FPF.

Në deklaratë nuk thuhet se sa kohë do të duhet të pushojë futbollisti me përvojë.

Pepe (39) është anëtar i Portos dhe ka luajtur 133 ndeshje për kombëtaren portugeze dhe ka shënuar tetë gola./Demokracia.com/

Të ngjashme