Sport
Pepe goditi me bërryl Mkhitaryanin, miqësorja Porto – Roma u rikthye në përleshje mes futbollistëve
Demokracia
14:14 | 29 Korrik 2021

Share:

Porto dhe Roma kishin aranzhuar një ndeshje miqësore ditëve të fundit në prag të fillimit të edicionit 2021/2022 në ligat përkatëse.

Ndonëse ndeshja u mbyll në “paqe” 1-1, kjo nuk ishte edhe në fushë, pasi në disa momente ajo eskaloi në përleshje mes futbollistëve të dy skuadrave, shkruan Demokracia.com.

Në një dyluftim mes Pepes dhe Mkhitaryanit, portugezi i Portos e goditi me bërryl lojtarin armen.

Pas kësaj, gjakrat u “nxehën” aq shumë sa lojtarët në fushë dhe ata nga bankina u futën në fushën e gjelbër për t’i “qëruar hesapet”.

Pas disa momenteve kjo situatë kaloi dhe ndeshja u mbyll 1-1 me golat e Mancinit dhe Vitinjas. /Demokracia.com

Të ngjashme