Lajme
Pensionistja goditet për vdekje nga shoferja e dehur që humbi kontrollin e makinës në Turqi
Demokracia
07:50 | 10 Qershor 2022

Share:

Një pensioniste britanik ka vdekur gjatë pushimeve me miqtë në Turqi.

Patricia Bernadette Ward, 67 vjeçare, vdiq pasi u godit nga një makinë e drejtuar nga një shofere e dehur ndërsa ishte në qytetin e Bodrumit, transmeton Klankosova.tv.

Ward po kthehej në hotelin e saj rreth orës 2 të mëngjesit nëpër një zonë të mbushur me bare dhe klube kur shoferja humbi kontrollin e makinës dhe u përplas në trotuar.

Makina u përplas me një shtyllë në anë të rrugës dhe e mbërtheu pensionisten pas një muri, i cili u shkatërrua pjesërisht nga forca e goditjes.

Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.

Shoferja është arrestuar nga policia, thonë mediat lokale, ndërsa trupi i zonjës Ward është dërguar për autopsi.

 

Të ngjashme