Lajme
Pensionistët serbë dalin nesër në protestë, shkak dinari
Demokracia
22:41 | 11 Shkurt 2024

Share:

Të hënën është paralajmëruar mbajtja e një proteste në Mitrovicën e Veriut nga pensionistët e komunitetit serb lidhur me çështjen e dinarit.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e veriut Veton Elshani.

Ai tha se kanë pranuar një njoftim për mbajtjen e kësaj proteste në orën 12:00.

Thirrja për protestë është bërë edhe përmes rrjetit social në Facebook.

Protesta sipas tyre, vjen për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit si mjet pagese.

Të ngjashme