Sport
Pensionimi i Bales nga futbolli, këta janë disa nga golat më spektakolar të tij
Demokracia
16:58 | 09 Janar 2023

Share:

Sulmuesi uellsian, Gareth Bale ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga futbolli në moshën 33-vjeçare, shkruan Demokracia.com.

Bale përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij për klube dhe kombëtaren uellsiane.

Përveç karrierës së pasur, uellsiani 33-vjeçar është njohur edhe për realizimin e golave spektakolar.

Ndër golat më të bukur, Bale i ka shënuar edhe në finale, përkatësisht në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit në Spanjë sa ishte pjesë e Real Madridit.

Bale kulmin e karrierës e ka regjistruar tek Real Madridi duke fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve.

Mëposhtë i gjeni disa nga golat më të mirë të Gareth Bale./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024