Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në Podujevë, pasi të njëjtit kishin penguar ritin e faljes së namazit në një xhami të fshatit.
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur më 26 maj, rreth orës 13:00.
“PENGIM I CEREMONISË FETARE/Podujevë 26.05.2023 – 13:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të Xhumasë në xhamin e një fshati”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com