Lajme
Pendarovski: Nëse shtetet e Ballkanit udhëzohen për zgjidhje të mosmarrëveshjeve dypalëshe, nuk do të hyjnë në BE
Demokracia
15:34 | 11 Shtator 2023

Share:

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se nëse shtetet e Ballkanit Perëndimor udhëzohen që fillimisht të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe, atëherë asnjëra prej tyre nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian.

“Në tri vitet e fundit kemi pasur një çekuilibër serioz mes kritereve tradicionale për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe tejkalimit të mosmarrëveshjeve dypalëshe”.

“Mosmarrëveshja dypalëshe me Bullgarinë fatkeqësisht ka mbuluar të gjithë agjendën tradicionale për anëtarësim”, tha sot Pendarovski, në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Brdo Brijunit.

Në konferencë, ishin edhe Zoran Milanoviq, presidenti i Kroacisë, dhe Natasha Pirc – Musar, presidente e Sllovenisë, shkruan MIA.

Të ngjashme