Lajme
Pence shpreh shqetësimin për aktakuzat ndaj Trump
Demokracia
16:02 | 10 Qershor 2023

Share:

Presidenti Joe Biden tha se nuk kishte folur me Prokurorin e Përgjithshëm Merik Garlend dhe se nuk kishte ndërmend ta bënte këtë, pasi Departamenti i Drejtësisë zbuloi akuzat kundër paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.

“Unë nuk kam folur fare me të dhe nuk do të flas”, tha Biden, kur u pyet gazetaret nëse do të fliste me Garlend.

Ndërkohë kandidati republikan presidencial dhe ish-zëvendëspresidenti, Mike Pence tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga aktakuza dhe i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm ta zbërthejë atë.

“Kjo nuk është vetëm një ditë e trishtuar, por është një ditë shqetësuese. Çon një përçarje në këtë vend që mund të përgjigjet vetëm me fakte”, tha Pence.

Ish-zëvendëspresidenti iu bashkua një sërë kandidatësh presidencialë republikanë dhe rivalëve kryesorë të Trump për nominimin presidencial republikan në vitin 2024.

Ata dënuan Departamentin e Drejtësisë për veprimin e tij për ta akuzuar për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, duke nënvizuar frikën e tyre për të mërzitur mbështetësit e tij kryesorë.

Të ngjashme