Sport
Penalltia e humbur e Bruno Fernandes, portieri i Astion Villas sfidoi Ronaldon
Demokracia
17:53 | 25 Shtator 2021

Share:

 Aston Villa i ka shkaktuar sot një humbje të papritur Manchester Unitedin  në duelin e Premier Ligës, teksa triumfoi 1-0 në “Old Trafford”.

Meritë e një goli të shënuar nga Hause në minutën e 88, por edhe e një penalltie të humbur nga Bruno Fernandes për vendasit në minutën e 93-të.

Pikërisht kjo penallti do të kujtohet gjatë për atë që ndodhi në fushën e lojës, pasi lojtarët e Aston ViIlas bën të pamundurën që të bezdisnin portugezin.

Në fillim ata e rrethuan te pika e bardhë, e më pas ishte portieri Emiliano Martinez, i cili në formë sfide i tha Ronaldos që të gjuante vetë e të mos ia linte këtë goditje vendimtare shokut të skuadrës.

Pamjet filmike tregojnë qartësisht Martinez teka disa herë me radhë ftonte Ronaldon që të merrte përsipër gjuajtjen e penalltisë, ndërsa ky i fundit i bënte me shenjë që Fernandes do të shënonte. Por të gjitha këto shpërqendrime duket se ndikuan te Fernandes, i cili gaboi gjithçka në tentativën e tij, duke fluturuar topin mbi traversë. /Demokracia.com

Të ngjashme