Sport
Penalltia e humbur dhe kartoni i kuq, Mallorca i del në mbrojtje Muriqit
Demokracia
16:37 | 11 Tetor 2022

Share:

Pas një penalltie të shpërdoruar dhe kartonit të kuq në ndeshjen kundër Elches, Mallorca i ka dalur në mbrojtje sulmuesit të tyre kosovar, Vedat Muriqit.

Klubi ishullor spanjoll përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi duke e përcjellur me disa fjalë motivuese.

“Ngrite shpirtin, pirat” – ka shkruar Mallorca në rrjetin social “Twitter”.


Mallorca nuk mori më shumë se një pikë në udhëtim te Elche në takimin e luajtur të hënën në kuadër të xhiros së tetë në La Liga.

Elche dhe Mallorca barazuan 1:1, me Muriqin që shënoi golin e vetëm për mysafirët në minutën e 71-të.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës pati mundësi të realizonte edhe në minutën e 12-të por dështoi nga penalltia.

Pesë minuta para fundit të kohës së rregullt të ballafaqimit, Muriqi u përjashtua nga loja me karton të kuq direkt pas një ndërhyrje./Demokracia.com/

Të ngjashme