Sport
Penallti në Bernabeu, Coutois pret goditjen e dobët të Saka
Demokracia
21:39 | 16 Prill 2025

Share:

Real Madridi dhe Arsenali po zhvillojnë ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, pasi anglezët fituan të parën 3-0. 

Mbretërit e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar të parët, por një gol i Kylian Mbappe, ishte nga pozita jashtë loje. 

Arsenali pastaj ka fituar penallti në minutën e 11-të pas rishikimit të VAR-it, ku Asensio pengoi Merinon në zonë. 

Bukayo Saka gjuajti nga pika e bardhë, por Thibaut Courtois ndali gjuajtjen e tij në minutën e 13-të. 

Saka provoi me “panenkë”, por gjuajti plogësht, me portierin belg që e dërgoi topin në këndore.

Ndeshja e zjarrtë deri më tani, por duhet një gol nga Real Madridi që të rritet tensioni.

Të ngjashme