Lajme
Pema bie mbi Audi derisa po lëvizte, shpëton mrekullisht 22 vjeçari
Demokracia
22:55 | 27 Maj 2025

Share:

Një pemë 15 metra e lartë ka goditur dy makina që ishin duke kaluar në Vennhauser Allee në Dyseldorf të Gjermanisë.

Pema ra mbi veturën Audi A6, derisa një makinë pas Audisë u godit poashtu.

Shoferi 22 vjeçar që po drejtonte Audinë u dërgua në spital, derisa shoferi tjetër pësoi vetëm tronditje, shkruan Bild.

Për 22 vjeçarin, raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Dëm total: Pema goditi automjetin pikërisht në çati.

Siç raporton Policia atje, pema u rrëzua për shkak se ishte e kalbur,

Departamentit të zjarrfikësve iu desh të përdorte një vinç për të ngritur pemën nga automjetet.

Të ngjashme