Lajme
Pelosi kryeson delegacionin e parë zyrtar të SHBA-së në Ukrainë që nga fillimi i luftës
Demokracia
10:01 | 01 Maj 2022

Share:

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka bërë një udhëtim të paparalajmëruar në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Pelosi është zyrtarja më i lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky që nga shpërthimi i luftës, transmeton Demokracia.com.

Zelensky ndau një video të dielën ku ai takohet me Pelosin në Kiev dhe falënderoi SHBA-në për mbështetjen e fortë kundër agresionit rus.

Më pas delegacioni do të shkojë në Poloni, tha zyra e Pelosit, ku politikanët amerikanë do të takohen me presidentin Andrzej Duda dhe zyrtarë të tjerë të lartë.  /Demokracia.com/

Të ngjashme