Lajme
Peleshi u bën thirrje udhëtarëve: Kujdes kur kaloni nga Kalimashi
Demokracia
23:50 | 09 Gusht 2021

Share:

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të kenë kujdes kur kalojnë nga Kalimashi pasi situata me zjarret është mjaft e vështirë.

Peleshi mes tjerash bën të ditur se në ndihmë të forcave zjarrëfikëse shqiptare kanë ardhur edhe nga Kosova dhe po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll për të mos depërtuar në tunel.

“Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe. Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel. U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë”, është shprehur Peleshi.

Të ngjashme