Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se çmimi për të shkuar në Haxh këtë vit do të jetë 6 mijë e 350 euro.
Ky çmim është vendosur në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e BIK-ut.
Haxhi është pelegrinazhi vjetor që bëhet nga myslimanët në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite. Ai zhvillohet gjatë muajit Dhu al-Hixhah, i cili është muaji i fundit i kalendarit islamik.
Çdo vit, miliona myslimanë nga e gjithë bota bëjnë udhëtimin për në Mekë. Por, kosovarët të cilët duan ta kryejnë këtë obligim fetar do të paguajnë çmime marramendëse, përcjell Demokracia.com.
Derisa vitin e kaluar aranzhim të vizitës në Haxh ka qenë 5 mijë e 700, Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që këtë vit çmimi të jetë 6 mijë e 350 euro. /Demokracia.com/