Javën e kaluar, Pele iu nënshtrua me sukses një operacioni për të hequr një tumor nga zorra e trashë, e cila u gjet gjatë një testi të zakonshëm. Së fundmi, ai ka dërguar një mesazh për të gjithë miqtë e tij dhe ka treguar se operacioni është përfunduar me sukses.
Një mesazh nga Pele thotë: “Miqtë e mi, ky është një mesazh për secilin prej jush. Mos mendoni për një minutë që nuk i kam lexuar mijëra mesazhe dashurie që kam marrë këtu”. “Faleminderit shumë secilit prej jush, që më kushtuat një minutë të ditës tuaj për të më dërguar energji pozitive. Dashuri, dashuri dhe dashuri!
“Unë tashmë jam larguar nga ICU dhe jam në dhomën time. Unë vazhdoj çdo ditë më i lumtur, me shumë prirje për të luajtur 90 minuta, plus kohë shtesë. Ne do të jemi së bashku së shpejti!”.
Fituesi tre herë i Kupës së Botës, 80 vjeç, tani është larguar nga njësia e kujdesit intensiv dhe do të vazhdojë shërimin e tij në shtëpi në Brazil. /Demokracia.com