Sport
Pele në gjendje të rëndë, merr mesazh nga ish-futbollisti me të cilin kishin marrëdhënie jo të mira
Demokracia
15:55 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Ish-sulmuesi brazilian Romario, i ka uruar shërim legjendës së futbollit brazilian, Pele, në një video të fundit në rrjetet sociale.

82-vjeçari, të cilit iu hoq një tumor nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021, u shtrua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo më 29 nëntor dhe së fundmi kaloi ditën e Krishtlindjeve atje.

Ndërsa gjendja e tij përkeqësohet, anëtarët e familjes janë mbledhur në spital për të qëndruar me të. Ish-shokët e skuadrës, por edhe rivalët vazhdojnë t\i dërgojnë  mesazhe mbështetjeje.

Në mesin e tyre edhe Romario, i cili duke folur për Ge Globo, tha: “Mbreti, bëhu më mirë. Shumë besim. E gjithë bota po kërkon dhe lutet për ty. Shërim!”.

Ndonëse Romario i ka uruar Peles më të mirën në mesazhin e tij të fundit, dy legjendat e futbollit nuk janë parë gjithmonë sy më sy në karrierën e tyre.

Ish-sulmuesit e Selecaos ishin përfshirë në një fjalosje të ashpër që kur Romario e quajti Pelen ‘një poet kur ai nuk flet’ në vitin 2007.

Romario rreshtohet për Brazilin duke veshur fanellën me numrin 11 gjatë Kupës së Botës 1994

Pele iu kundërpërgjigj shpejt pretendimeve kur tha: “Ka shumë njerëz që nuk e dinë vërtet se çfarë duan dhe thjesht sulmojnë të kaluarën”.

“Por, unë jam katolik dhe besoj se Zoti i ka falur gjithmonë injorantët, kështu që unë i fal injorantët”.

Ashtu si Pele, Romario shihet si një sulmues legjendar brazilian pas karrierës së tij të shkëlqyer ku shënoi 542 gola në 698 ndeshje.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024