Sport
Pele dhe Maradona bënin shaka se kush ishte më i miri
Demokracia
08:56 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Legjenda braziliane Pele zbuloi pas vdekjes së Diego Maradonës se ata bënin shaka se kush ishte më i miri mes tyre.

Legjenda e Napolit vdiq më 25 nëntor 2020. Atë ditë, Pele shkroi në Twitter se shpresonte se një ditë ai dhe Diego do të luanin futboll në parajsë.

Ish-sulmuesi brazilian publikoi gjithashtu një intervistë për programin televiziv italian Che Tempo Che Fa ku u pyet për raportin e tij me Maradonën dhe nëse ata kanë debatuar ndonjëherë se kush ishte lojtari më i mirë mes tyre.

“Ne kemi kryqëzuar rrugët ndonjëherë edhe nëse nuk kemi pasur një miqësi të madhe”, kishte thënë Pele.

“Kur u takuam, bënim shaka se kush ishte më i miri. Ai (Maradona) më thoshte: ‘Thonë se jam më i mirë se ti’. Dhe unë thosha: ‘Mund të jesh edhe më i mirë, por unë mund të shënoj me këmbën time të djathtë, të majtë dhe me kokë, por ti jo”.

“Ne bënim shaka kur takoheshim në aeroporte ose në turne në Evropë. Ne gjithmonë bënim shaka se kush ishte më i miri, por ishim të njëjtë”, kishte vazhduar ai.

Pele është lojtari i vetëm në histori që ka fituar Kupën e Botës tre herë, duke përfshirë në vitin 1970 kur shënoi një gol në një fitore 4-1 ndaj Italisë në finale.

Maradona e ngriti trofeun në Meksikë në vitin 1986, duke e çuar Argjentinën në triumfin e dytë në kompeticion.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024