Sot pasdite reshje të mëdha të shiut kanë rënë thuajse në gjithë vendin.
Megjithatë situatë më alarmante është paraqitur në qytetin e Pejës, shkruan Reporteri.net.
Nga videot e publikuara nga qytetarët në rrjetet sociale shihet se disa pjesë të këtij qyteti janë vërshuar.
Kujtojmë se një rast i rëndë kishte ndodhur pikërisht në qytetin e Pejës në qershorin e vitit 2023, ku një nënë dhe djali i saj kishin humbur jetën si pasojë e vërshimeve nga shiu. /Reporteri.net/.