Mëngjesin e sotëm një person ka vdekur në lagjen “Dardania” në Pejë, derisa që po kryente disa punimeve dhe nga pakujdesia ka pasur kontakt me energjinë elektrike.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor i cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.
Ai tha më tej se nuk dihet se çfarë ishte duke punuar i ndjeri në momentin kur e zuri rryma.
Ndërkohë që në media raportohet se viktima ishte duke punuar me vinç./Demokracia.com/