Lajme
Pejë: Policia shkon për t’a arrestuar për “Dhunë në familje” por i gjen armë e thika në shtëpi!
Demokracia
09:17 | 01 Qershor 2022

Share:

Me datë 31.05.2022, rreth orës 13:00, Stacioni Policor në Pejë, është informuar se në fshatin Jabllanicë e madhe- Pejë, ka një rast “Dhunë në Familje”.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, aty ka takuar dëshmitarin me një armë ne dorë, i cili ka deklaruar se armën e ka marrë nga i dyshuari për arsye se kishte frikë se do ta lëndonte ndonjërin anëtar të familjes.

I dyshuari është arrestuar, njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe Prokurorin e shtetit, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit aty gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 (një) pushkë gjysmë automatike

1 (një) karikator i pushkës

36 (tridhjetë e gjashtë fishek të kalibrit 7.62×39 mm

5 (pesë) thika të ndryshme.

Të ngjashme