Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se një grua është privuar nga liria, e njëjta ka qëndruar e mbyllur në dhomë së bashku me foshnjën e saj 8-muajshe. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka liruar viktimën nga ajo dhomë.
Në raportin 24-orësh thuhet se njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike, përcjell Demokracia.com.
“PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM I LIRISË-Pejë, 20.03.2022-16:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës se një viktimë është duke u mbajtur e mbyllur në një dhomë shtëpie, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër kosovare me foshnjën e saj tetë muajsh. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, dhe pas pranimit të tretmanit mjekësorë është dërguar tek familja e saj. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Demokracia.com/