Është gjetur pa shenja jete personi i cili është raportuar dje si i zhdukur nga familjarët në polici.
Rastin për Demorkacia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 13:00 policia është njoftuar përmes telefonit nga familjarët se personi i cili dje ishte raportuar i zhdukur është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi.
Ai tha më tej se rasti është duke u cilësuar si hetim i vdekjes./Demokracia.com/