Lajme
Pejë: Arsimtari dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen
Demokracia
20:52 | 23 Qershor 2022

Share:

Në fshatin Novosellë të Pejës në shkollën e mesme të ultë “Lidhja e Pejës”, një arsimtar dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se rasti është në fazën fillestare të hetimit dhe për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të jepet asnjë informacion tjetër lidhur me rastin.

Drejtori i kësaj shkolle Naim Hysaj, i tha Klanit përmes telefonit se rasti është denoncuar në polici nga prindërit e vajzës dhe se organet e rendit kishin qenë në shkollë.

Edhe drejtori i Arsimit në Pejë Islam Gega, i tha Klanit përmes telefonit se është njoftuar për rastin, por se nuk mund të deklarohet më shumë për shkak të hetimeve./KlanKosova/

https://www.youtube.com/watch?v=kR4mO_cDew8

Të ngjashme