Lajme
Pejani në gjendje të dehur e djeg shtëpinë e tij
Demokracia
10:11 | 26 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i cili ishte në gjendje të dehur i ka vënë flakën shtëpisë së tij.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur në Raushiq të Pejës mbrëmë rreth orës 22:05.

ZJARRVËNIE/ Raushiq, 25.03.2023, 22:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025