Sport
Peja zyrtarizon pjesëmarrjen në Ligën Unike të basketbollit
Demokracia
17:01 | 29 Korrik 2021

Share:

Klubi i Basketbollit Peja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën Unike të basketbollit.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit pejan në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

“Klubi i Basketbollit Peja ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ri të Ligës Unike. Klubi pejan ka konfirmuar pjesëmarrjen, duke u shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e Ligës, ku garojnë top-klubet nga Kosova dhe Shqipëria”, thuhet në njoftim.

Përveç Pejës, në Ligën Unike do të marrin pjesë edhe Golden Eagle Ylli e Prizreni të cilat gjithashtu e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Peja në edicionin e kaluar në ligën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë arriti në finale, por u mposht nga Ylli. /Demokracia.com

Të ngjashme