Sport
Peja suspendon basketbollistin e saj, thonë se lojtari ka shkelur rëndë rregulloret e klubit
Demokracia
11:48 | 01 Nëntor 2021

Share:

Klubi i Basketbollit Peja ka njoftuar se ka marrë vendim ta suspendojë basketbollistin, Henrik Sirkon.

Deri te suspendimi ka ardhur pasi lojtari në fjalë ka shkelur rëndë rregulloret dhe kodet e mirësjelljes së klubit, njofton KB Peja në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.

“KB Peja njofton adhuruesit e saj se ka marr vendim për suspendimin e lojtarit të saj Henrik Sirko. Suspendimi ka ardhur pas një incidenti pas ndeshjes mbremë në Suharekë, ku lojtari në fjalë ka shkelur rënd rregulloret dhe kodet e mirësjelljes së klubit tonë”, thuhet në njoftim.

“Klubi jonë është i detyruar të marr nje vendim të tillë për të respektuar rregulloret tona dhe atmosferen e ekipes”.

Klubi pejan nuk ka dhënë detaje të tjera se për çfarë shkelje bëhet fjalë.

“Verdhezinjtë” u mposhtën mbrëmë nga Ylli me rezultat 93:92 në kuadër të Ligës Unike të basketbollit.

Shirko shkëlqeu në këtë përballje me 23 pikë e nëntë kërcime. /Demokracia.com

Të ngjashme