Sport
Peja pëson humbje dëshpëruese nga Vëllaznimi, i lëndohet edhe ylli i skuadrës
Demokracia
20:44 | 28 Shkurt 2021

Share:

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon të sjellë rezultate interesante dhe të papritura, shkruan Demokracia.com.

Një  i tillë ka ardhur sonte në sfidën mes Vëllaznimit dhe Pejës.

Ka qenë skuadra gjakovare që këtë vit si mision e ka mbijetesën që ka shënuar fitore me rezultat bindës 82:63.

Pas ndeshjes Peja ka shkruar se kjo është një humbje e madhe pasi është lënduar dhe Dardan Berisha.

Postimi i KB Peja pa ndërhyrje:

Humbje katastrofale dhe paraqitje deshperuese nga ekipa jone.

Humbje e madhe eshte edhe lendimi i Dardan Berishes i cili ka terhequr muskulin e kembes dhe nuk dihet sa kohe do te mungoj.

Kerkojme ndjese nga tifozet dhe dashamiret e Klubit tone per paraqitjen qe ju nuk e meritoni.

Pas analizes se situates, Klubi do veproj dhe do ju mbaj te informuar per veprimet tona ne vazhdim. /Demokracia.com

Të ngjashme