Skuadra e Pejës është mposhtur në parketin e vetë nga Ponte Prizreni me rezultat 97:115, në sfidën që është zhvilluar në palestrën Karagaç në Pejë.
Peja në këtë ndeshje u paraqit pa kryetrajnerin Dragan Radovic dhe ndihmësin e tij, Petrit Zeqiri, të cilët janë ende të infektuar me COVID-19, ndërsa në përbërjen e lojtarëve u rikthyen Dardan Berisha dhe Lis Shoshi, ku ky i fundit bëri debutimin te verdhezinjtë.
Të motivuar nga dyshja Berisha-Shoshi, Peja e nisi mirë çerekun e parë, të cilin e mbylli me epërsi dyshifrore, ndërsa edhe në çerekun e dytë arriti ta ruajë epërsinë, megjithëse ajo u shkri në vetëm një pikë kur skuadrat shkuan në pushim.
Prizreni, duke qenë më i disiplinuar në lojë dhe me komponim më të mirë të lojtarëve në fushë, arriti ta marrë kontrollin e lojës në pjesën e dytë, ndërsa këtu përshtati i shkoji edhe problemet me gabime personale të qendrës pejane, Brandon Walters, i cili një kohë të konsiderueshme të lojës u detyra të qëndrojë në bankinë. /Demokracia.com