Sport
Peja i kthehet fitoreve, triumfon në Gjakovë te Vëllaznimi
Demokracia
20:59 | 15 Janar 2023

Share:

Peja ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim me rezultat 57:81 (15:15, 16:23, 15:18, 11:28), në xhiron e 18-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Te Vëllaznimi u dalluan Diamond Dod me dhjetë pikë e 14 kërcime dhe Atik Koshi me 11 pikë, ndërsa te Peja më i miri ishte Brad Waldow me 20 pikë e 18 kërcime.
Kuqezinjtë kanë shtatë fitore e 11 humbje, kurse verdhezinjtë 13 fitore e pesë humbje./Demokracia.com/

Të ngjashme