Sport
Peja fiton ndaj Bashkimit në palestrën “Karagaçi”
Demokracia
20:16 | 04 Dhjetor 2022

Share:

KB Peja ka shënuar fitore të vështirë, por të rëndësishme në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Rrafshi i Dukagjinit të dielën triumfoi ndaj skuadrës së Bashkimit në kuadër të xhiros së 13. Dueli i luajtur në palestrën “Karagaçi” u mbyll me shifrat 71:66 në të mirë të ekipit vendas.

Me këtë fitore, Peja mbetet në krye të elitës me 22 pikë, ndërsa Bashkimi renditet i parafundit me 17 pikë.

Për Bashkimin, kjo është humbja e nëntë këtë edicion, ndërsa e katërta rresht në Superligë. Skuadra pejane ka qenë më e mirë për tre çerekët e parë, por në të fundit Bashkimi u rikthye në lojë dhe ia vështirësoi fitoren Pejës.

Arti Hajdari ishte më efikasi te Peja me 15 pikë të shënuara, ndërsa Rodney Purvis shtoi 11 sosh. Te Bashkimi, u veçuan Fahro Alihoxhiq e Curtis Jones. Alihoxhiq ndeshjen e mbylli me 17 pikë, ndërsa Jones shtoi 16 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme