Prishtina është mposhtur nga Peja me rezultat 83:90 (25:22, 21:18, 20:24, 17:26), në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Që në çerekun e parë të kësaj ndeshje është parë një rivalitet i madh, derisa me të mirë u treguan Prishtina ku edhe e fitoj 25:22. Edhe pjesa e dytë ishte e baraspeshuar por që prap bardhekaltërit e fituan atë 21:18 duke shkuar në pushim me avantazh prej 46:40.
Kthesa e pejanëve ishte në periodën e tretë pasi e ngushtuan epërsinë në vetëm dy pikë 66:64. Teksa në franksionin e fundit arritën me lojën e mirë nga Berisha e Sirko ta përmbysin rezultatin dhe e fituan tërë ndeshjen me rezultat 90:83.
Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 30 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, Erdem Ilter me 14 pikë, 5 kërcime e 8 asistime, Arian Qallaku me 19 pikë dhe Henrik Sirko me 14 pikë e 10 kërcime. Ndërsa te Prishtina me të mirët ishin Wendell Mitchell me 29 pikë e 8 kërcime dhe Lejson Zeqiri me 21 pikë e 7 kërcime.
Për ekipin pejan kjo ishte fitorja e dytë, derisa Prishtina përpos kësaj humbje ka edhe një fitore. /Demokracia.com