Klubi i Basketbollit, Peja e ka nisur mjaftë mirë aventurën në Ligën Unike të basketbollit.
Pejanët u kualifikuan në gjysmëfinale pasi mposhtën Vllazninë e Shkodrës me rezultat 90:73 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Ekipi “verdhezi” i fitoi tri periudhat e fundit të ndeshjes, për të “prerë” biletën për në gjysmëfinale, shkruan Demokracia.com
Në këtë takim më i dalluari për Pejën ishte Dardan Berisha me 26 pikë, i ndihmuar nga Brandom Walters me 23 sosh dhe 15 kërcime
Peja pas kësaj fitore është kualfikuar në gjysmëfinale, ku aty e pret Rahoveci. Ndeshja në mes shqiponjave dhe vreshtarëve do të luhet në Durrës. /Demokracia.com