Sport
Peja dhe Drita do të përfaqësojnë Kosovën në Kupën Ballkanike
Demokracia
18:30 | 26 Korrik 2022

Share:

KV Peja do ta përfaqësojë Kosovën në Kupën Ballkanike, që do të mbahet në qytetin Sirnak të Turqisë.

Kampionët e Kosovës treguan formë të lartë në sezonin e fundit, ku përveç titullit në Superligë, e fituan edhe trofeun e Kupës.

Tani, pejanët do të kenë mundësi të matin forcat me disa prej top klubeve në Kupën Ballkanike, ku do të marrin pjesë ekipe nga Serbia dhe Turqia.

Edhe skuadra e Dritës do ta përfaqësojë vendin ton në Kupën Ballkanike, si kampione e Kosovës në konkurrencën e femrave.

Kjo garë do të mbahet në qytetin Banja Luka të Bosnjë-Hercegovinës.

FVK ka bërë të ditur se shtatë ekipe do të marrin pjesë nga vendet si Bosnja, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Turqia./Demokracia.com/

Të ngjashme