Futbollisti spanjoll, Pedro është në prag të transferimit të tij si lojtar i lirë te Lazio.
Reprezentuesi i Spanjës fillimisht do të mbyll kontratën e tij me Romën e më pas do t’i bashkohet rivalëve të tyre lokal, Lazios, raportojnë mediat italiane, përcjell Demokracia.com.
Veterani spanjoll nuk është pjesë e planeve të Jose Mourinhos dhe as nuk u ftua në stërvitje para-sezonale me pjesën tjetër të skuadrës.
Ai u bashkua vetëm një vit më parë nga Chelsea si lojtar i lirë.
Në rast se ndodhë ky transferim, atëherë do të ishte i pari që një lojtar kalon nga Roma te Lazio dhe anasjelltas duke “thyer akullin” shumëvjeçar.
Roma dhe Lazio janë dy skuadrat nga kryeqyteti i Italisë të cilat kanë prodhuar rivalitet të madh si në fushë ashtu edhe në tribuna. /Demokracia.com