Sport
Pedro shkruan histori në derbin Lazio – Roma, shënoi gola me dy skuadrat
Demokracia
12:32 | 27 Shtator 2021

Share:

Lazio e ka fituar derbin e zjarrtë të kryeqytetit italian kundër Romës, në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

“Biancocelesti” në stadiumin “Olimpico” arkëtuan pikët e plota falë fitores 3-2 ndaj të përzgjedhurve të Jose Mourinhos, shkruan Demokracia.com.

Një nga realizatorët e golave të Lazios ishte edhe futbollisti spanjoll, Pedro Rodriguez që shënoi golin e dytë në minutën e 19-të.

Kjo mjaftoi që 34-vjeçari të shkruante histori në derbin e kryeqytetit italian, duke u bvërë lojtari i tretë që shënon gol në derbi me dy skuadrat rivale.

Para tij këtë gjë e ka arritur mbrojtësi serb, Aleksandar Kolarov, që i shënoi dy gola Lazios me fanellën e Romës në vitet 2018 dhe 2019, derisa më parë u kishte shënuar “Giallorosëve” me fanellën e Lazios në vitin 2009.

Futbollisti i tretë që ka arritur këtë statistikë është Arne Selmosson, i pari që ka shënuar me të dyja skuadrat në ndeshjet derbi. /Demokracia.com

Të ngjashme