Lajme
Peci si “klandestin” në Nju Jork, u pa me Vjosa Osmanin pa treguar pse ka shkuar atje
Demokracia
21:06 | 24 Tetor 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këto ditë ka udhëtuar drejt Nju Jorkut, ku mbrëmë ka përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Por, para se Osmani të fliste në OKB, në rrjetet sociale qarkulluan disa fotografi të saj me ministrin Faton Peci, shkruan Demokracia.com.

Pyetja që nuk u bë ishte se çfarë po kërkonte Peci në Nju Jork, duke shëtitur rrugëve me buxhetin publik?

Ish-bashkëpartiakët e Listës “Guxo”, shëtitjen e tyre ia servuan vetë publikut përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Por, për dallim nga Vjosa Osmani që publiku ishte njoftuar pse po udhëtonte drejt SHBA-së, ministri Faton Peci shkoi gati si “klandestin” atje.

Madje, as Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga ai nuk ka lëshuar fare ndonjë njoftim për media lidhur me këtë vizitë të tij në SHBA.

Demokracia.com ka mësuar se Peci, duke e ditur që edhe Osmani është atje, e ka shfrytëzuar një ftesë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës për të shkuar edhe ai në Nju Jork.

Nga burime brenda AUV-it, Demokracia.com e ka konfirmuar jozyrtarisht që një delegacion i këtij institucioni gjendet atje.

Ministria e Bujqësisë, njoftimin e fundit ku është i përfshirë ministri Peci e ka bërë para gjashtë ditësh, më 18 tetor, lidhur me një vizitë të tij në terren tek një fermë në fshatin Koliq. /Demokracia.com/

Të ngjashme