Lajme
Peci shpërthen në fyerje pasi Mehmetaj i nxori kontratën e dyshimtë 60-milionëshe
Demokracia
22:06 | 03 Maj 2025

Share:

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, humbi çdo kontroll institucional dhe etik, duke u lëshuar në fyerje të ulëta ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj – vetëm pse ky i fundit zbuloi një aferë të dyshuar korruptive që, sipas raportimit, i ka shkaktuar shtetit një dëm të rëndë prej 60 milionë eurosh.

Në vend që të ofrojë sqarime për kontratën e dyshimtë që lidhet drejtpërdrejt me ministrinë që ai drejton, Peci zgjedhi ofendimet përmes një reagimi në Facebook.

Kontrata, sipas Mehmetajt, përmban shkelje të rënda ligjore në pothuajse çdo rresht. Ai e cilësoi këtë rast si një nga veprat më të rënda korruptive, të shkaktuar nga një kontratë e lidhur me një kompani të sapoformuar private.

“Qikjo është një kontratë, kontratë publike ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’ e arritur më 10.01.2025. Befasi, kjo është kontratë e nënshkruar prej Faton Pecit dhe një kompanie private. Kam parë krime të ndryshme, por qesi niveli të krimit ku secili rresht i kontratës është krim më vete, unë kurrë nuk kam parë. Dëmi total është diku rreth 60 milionë euro.” – tha Mehmetaj mes tjerash.

Të ngjashme