Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është parë këto ditë duke u “shëtitur” nëpër ara, i shoqëruar kryesisht me fermerë që kanë afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje.
Peci gjatë daljeve në terren po i viziton kryesisht fermerët e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.
Të paktën kështu duket nga fotografitë që ministri Peci vetë i poston në rrjete sociale, shkruan Demokracia.com.
Ai së fundmi ka postuar disa fotografi nga vizita e tij në fshatrat Cerajë, Koshtovë, Zhazhë e Boletin.
“Sot vizitova fshatrat Cerajë, Koshtovë e Vllahisë, Bistricë, Zhazhë dhe Boletin në veri të Republikës së Kosovës ku përveç se u njoftova me veprimtaritë e tyre bujqësore e blegtorale, bashkëbiseduam edhe për nevojat e tyre infrastrukturore, çështje të sigurisë dhe një mori temash tjera që i preokupojnë qytetarët e kësaj ane. ?Veprimtaria e tyre bujqësore e blegtorale dhe aktivitetet e tyre të përditshme kanë ushqyer qëndresën dhe idealet më të larta, të destinuara për qëllime madhore e të përcjellura me fanatizëm brez pas brezi, duke ruajtur njëherit trashëgiminë kulturore, traditën dhe atdhe-dashurinë. Përgjatë kësaj vizite u shoqërova nga Driton Hetemi, vëllau i dëshmores së kombit Fatime Hetemi. ??Përmes politikave mbështetëse të Qeverisë Kurti II, bujku kosovar është më i përkrahuri në rajon sepse vetëm përmes një përkushtimi të tillë konkret arrijmë që përveç se ta zhvillojmë sektorin e bujqësisë edhe ta forcojmë atë duke parë e prekur nga afër punën dhe mundin e bujqve tanë”, ka shkruar Peci
Megjithatë, në fotografitë e postuara shihet se Peci është takuar kryesisht me fermerë që janë përkrahës të LVV-së, raporton Demokracia.com.
Peci në këto fotografi shihet i shoqëruar edhe nga një ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë e Komunës së Leposaviqit.
Në këto fshatra, sipas fermerëve të kësaj ane, janë rreth 40 familje që merren me blegtori e bujqësi, por sipas tyre, ministri Peci po i viziton vetëm fermerët që janë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Guxo. /Demokracia.com/