Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci vetëm Albin Kurti ka të drejtë të ftojë partitë politike për koalicion.
Peci në një intervistë në ATV ka folur në lidhje me refuzimin e Lumir Abdixhikut të LDK-së për koalicion me VV-në.
“Nuk mundesh me marrë rol me ftu parti politike, nëse ai të ka dërgu ftesë për koalicion apo partneritet, nuk mundesh me marr rolin as të presidentit, as unifikues, sepse këtë mundësi e ka vetëm Albin Kurti” – tha ai.
Tutje, Peci tha se Abdixhiku nuk është as opsioni i dytë:
“Nëse nuk e bëjmë qeverinë, është opsioni i dytë, edhe qaj opisioni i dytë nuk është Lumir Abdixhiku, mundet me qenë nesër Bedri Hamza…”.