Lajme
Peci paralajmëron: Nëse nuk ndryshohet sistemi, zgjedhjet do përsëriten
Demokracia
07:46 | 08 Maj 2025

Share:

Analisti Lulzim Peci, tha se nëse do të bëhej një qeveri e gjerë, do të duhej të rregulloheshin dy çështje.

Sipas tij, do të duhej të ndryshohej Kushtetuta në lidhje me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

“Unë mendoj se duhet të ndërrohet kjo formë, sepse po sjell jostabilitet politik zgjedhja e presidentit nga parlamenti, pasi mund ta dërgojë vendin në zgjedhje”, tha ai.

Gjithashtu, Peci theksoi se duhet të ndryshohet Kushtetuta sa i përket kryetarit të Kuvendit.

“Sepse mund të biem në një situatë të tillë që kryesinë e Kuvendit ta ketë një parti në opozitë”, tha Peci.

Peci foli për mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Ai tha se kjo do të ishte mundësi e mirë, mirëpo shprehi drojën se një gjë e tillë mund ta dërgojë vendin në cikël të zgjedhjeve.

Kjo pasi sipas Pecit rezultatit i zgjedhjeve të reja nuk do të ndryshonte shumë nga ky aktual.

“Sepse këto zgjedhje mundëm me të prodhu një rezultat të tillë të përafërt që e kemi edhe që mund të na çojnë në përsëri në zgjedhje [në mars] sepse nuk mund të zgjedhjet presidentja”, tha Peci.

Ai u shpreh pro një qeverisje më gjithëpërfshirëse, megjithatë shtoi se kjo qeveri duhet të përfshinte edhe partitë tjera joshqiptare.

“Ajo do të kërkonte edhe Listën Serbe në koalicion, sepse nuk ka kuptim që një komunitet jo shumice të jetë opozita e vetme në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh ai./21Media

Të ngjashme