Lajme
Peci në Prizren, Totaj: Hera e parë që na viziton një ministër, prej se e kemi marrë mandatin
Demokracia
18:02 | 17 Qershor 2022

Share:

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar Komunën e Prizrenit dhe është pritur nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Totaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se prej se ka filluar mandatin si kryetar, është hera e parë që një ministër e viziton këtë komunë, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Është hera e parë që një Ministër na viziton, prej se kemi marrë mandatin dhe shpresoj që të hapen rrugët e bashkëpunimit në të ardhmen. Kisha kënaqësinë që sot ta pres Ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me të cilin biseduam për zhvillimin e bujqësisë në Prizren si dhe për tërheqjen e investitorëve të huaj në qytetin tonë.

Me këtë rast, Ministri Peci tha se, në emër të Qeverisë e të Ministrisë që ai drejton, është i interesuar ta shfrytëzoj potencialin zhvillimor të Prizrenit dhe se për shkak të sigurisë së ushqimeve, kjo duhet bërë në partneritet me Qeverinë Lokale.

Bashkë me Ministrin Peci u zotuam se përkrahja e fermerëve nuk do të mungoj./Demokracia.com/

Të ngjashme